Gjykata Speciale nënshkruan marrëveshje me Belgjikën që të dënuarit në Hagë ta kryejnë burgun atje - Gazeta Express
string(98) "gjykata-speciale-nenshkruan-marreveshje-me-belgjiken-qe-te-denuarit-ne-hage-ta-kryejne-burgun-atje"

Lajme

Gazeta Express

13/06/2025 15:14

Gjykata Speciale nënshkruan marrëveshje me Belgjikën që të dënuarit në Hagë ta kryejnë burgun atje

Lajme

Gazeta Express

13/06/2025 15:14

Më 12 qershor 2025, Gjykata Speciale dhe Mbretëria e Belgjikës kanë nënshkruar zyrtarisht Marrëveshjen mbi Zbatimin e Dënimeve, shkruan Express.

Marrëveshjen e nënshkruan Administratorja e DHSK-së, Fidelma Donlon, dhe Zherar Div, shef i Autoritetit Qendror për Bashkëpunim me Gjykatat Penale Ndërkombëtare, në Ministrinë e Drejtësisë së Belgjikës në Bruksel.

Sipas kësaj marrëveshjeje, personat e dënuar nga DHomave të Specializuara të Kosovës mund ta kryejnë dënimin me burgim në Belgjikë, në varësi të kushteve që cakton DHSK-ja dhe miratimit të Belgjikës.

Pas arritjes së marrëveshjes, kryetarja e Speciales Ekaterina Trendafilova  ka thënë se zbatimi i dënimit është thelbësor për një sistem gjithëpërfshirës dhe efektiv të drejtësisë penale ndërkombëtare. Ajo shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Belgjikës për DHSK-në.

 “Me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje, Mbretëria e Belgjikës riafirmon përkushtimin e fuqishëm të saj ndaj drejtësisë penale ndërkombëtare dhe aftësinë e DHSK-së për të kryermandatin e vet.”