Kancelari gjerman Friedrich Merz, presidenti francez Emmanuel Macron dhe kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Keir Starmer kanë biseduar në telefon për të diskutuar sulmet e Izraelit ndaj Iranit, tha të premten një zëdhënës i qeverisë gjermane.
“Ata diskutuan sulmet e sotme izraelite kundër programit bërthamor iranian dhe përgjigjen ushtarake të Iranit dhe ranë dakord të qëndrojnë në kontakt të ngushtë”, shtoi zëdhënësi, sipas Reuters, transmeton Gazeta Express.
Izraeli nisi sulmin brenda natës ndaj Iranit duke shënjestruar objektet bërthamore pasi pretendoi se Teherani po ndërtonte koka bërthamore.
Në anën tjetër, Irani është zotuar se do të hakmerret.