Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idriz ka njoftuar se ka marrë besimin e strukturave të Degës së Partisë Demokratike për të kaniduar edhe për një mandat në krye të komunës.
Përmes një postimi në Facebook, Idrizi deklaroi se para katër vite kur mori për herë të parë besimin e qytetarëve si kryetar i komunës e kishe marrë me bindjen se detyra nuk ishte vetëm të udhëheqja, por të ishte edhe kryetari i të gjithëve, siç është shprehur ai, pranë secilit qytetar pa dallim.
“Sot pas katër viteve pune, Dega e PDK-së në Vushtrri më ka dhënë sërish besimin duke nominuar kandidaturën time edhe për një mandat tjetër si kryetar Komune. Vendimi unanim i strukturave të degës, me mbështetjen e kryetarit z. Kurtan Kajtazi, është për mua nder dhe përgjegjësi e madhe”- ka pohuar ai.
Idrizi ka potencuar me tej se gjatë mandati të tij është punuar shumë, por, që jo gjithçka është përfunduar siç ishte planifikuar. Andaj, ka shtuar ai ka projekte që janë zgjatur më shumë sesa ishte planifikuar.
“Por unë kam qenë gjithmonë pranë jush, në çdo lagje e fshat, në takime e vizita, me zyrën time të hapur dhe me telefonin gjithmonë në dispozicion. E di mirë me çfarë përballeni çdo ditë. Kam qenë pranë jush, i kam dëgjuar shqetësimet dhe kërkesat tuaja dhe pikërisht për këtë besoj se kemi ende punë për të bërë, bashkë”- shkruar Idrizi në Facebook.
Zgjedhjet Komunale në Kosovë do të mbahen më 12.10.2025.