Florian Wirtz te Liverpool, punë e kryer - Gazeta Express
string(39) "florian-wirtz-te-liverpool-pune-e-kryer"

Futboll

Gazeta Express

13/06/2025 13:12

Florian Wirtz te Liverpool, punë e kryer

Futboll

Gazeta Express

13/06/2025 13:12

Liverpooli ka bërë një nga goditjet më të bujshme të merkatos verore: Florian Wirtz, talenti gjerman që shkëlqeu me Bayer Leverkusenin, është praktikisht lojtar i “The Reds”.

Fabrizio Romano raporton se marrëveshja mes dy klubeve është arritur që të martën, ndërsa pala e lojtarit kishte dhënë miratimin që disa javë më parë.

Tashmë mbetet vetëm për të finalizuar hapat formalë, të cilët do të përfundojnë menjëherë sapo Wirtz të rikthehet nga pushimet.

Ky transferim konsiderohet si një prej më të rëndësishmëve të Liverpoolit në vitet e fundit, pasi Wirtz është jo vetëm një nga mesfushorët më premtues të Evropës, por edhe një lojtar me ndikim të menjëhershëm në fushë.