Lidington Research në Beograd: 52 % e serbëve janë kundër anëtarësimit në BE, ndërsa afër 60 % janë pro hyrjes në BRICS - Gazeta Express
string(113) "lidington-research-ne-beograd-52-e-serbeve-jane-kunder-anetaresimit-ne-be-ndersa-afer-60-jane-pro-hyrjes-ne-brics"

Lajme

Gazeta Express

13/06/2025 12:00

Lidington Research në Beograd: 52 % e serbëve janë kundër anëtarësimit në BE, ndërsa afër 60 % janë pro hyrjes në BRICS

Lajme

Gazeta Express

13/06/2025 12:00

Shumica e qytetarëve të Serbisë, 52 përqind, me siguri ose me gjasë do të votonin kundër anëtarësimit në BE, ndërsa 39 përqind do të votonin “për”, tha Dimitrije Miliq nga Lidington Research në Beograd, gjatë prezantimit të rezultateve të hulumtimit.

“Vërehet një rënie e mbështetjes për BE-në. Mbështetja është disi më e lartë te pakicat kombëtare, banorët e Beogradit, personat me arsim të lartë dhe në Vojvodinë”, tha ai, siç raporton agjencia Beta, transmeton Vijesti.

Nga ana tjetër, kur bëhet fjalë për anëtarësimin në BRICS, 59 përqind do të votonin pro.

Për më tepër, 81 përqind e qytetarëve të Serbisë shprehen kundër anëtarësimit në NATO.

Po ashtu, qytetarët e Serbisë konsiderojnë SHBA-të si përgjegjësit kryesorë për të ardhmen e pasigurt të NIS-it.

Më shumë qytetarë të Serbisë, 31 përqind, vlerësojnë se standardi i tyre i jetesës është i njëjtë si edhe vitin e kaluar.

Kjo situatë paraqitet në kohën kur Aleksandër Vuçiq, president i Serbisë.