Izraeli thotë se ka vrarë kreun e programit raketor të Gardës Revolucionare të Iranit - Gazeta Express
string(85) "izraeli-thote-se-ka-vrare-kreun-e-programit-raketor-te-gardes-revolucionare-te-iranit"

Lajme

Gazeta Express

13/06/2025 12:48

Izraeli thotë se ka vrarë kreun e programit raketor të Gardës Revolucionare të Iranit

Lajme

Gazeta Express

13/06/2025 12:48

Izraeli po deklaron se ka vrarë edhe Gjeneralin Amir Ali Hajizadeh, kreun e programit të raketave të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit.

Sipas Associated Press, autoritetet iraniane nuk e kanë konfirmuar ende zyrtarisht vdekjen e tij, megjithëse lajmi ka kohë që po qarkullon në rrjete.

Hajizadeh konsiderohet një nga komandantët më të rëndësishëm të Gardës, dhe është i ngarkuar me mbikëqyrjen e arsenalit të raketave balistike të Iranit.