Trump paralajmëron Iranin për “shkatërrim total”, i bën thirrje për marrëveshje sa s’është vonë - Gazeta Express
string(91) "trump-paralajmeron-iranin-per-shkaterrim-total-i-ben-thirrje-per-marreveshje-sa-seshte-vone"

Lajme

Gazeta Express

13/06/2025 12:19

Trump paralajmëron Iranin për “shkatërrim total”, i bën thirrje për marrëveshje sa s’është vonë

Lajme

Gazeta Express

13/06/2025 12:19

Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar sërish në lidhje me sulmin izraelit ndaj Iranit, duke i bërë thirrje Iranit për marrëveshje, “para se të jetë shumë vonë”.

Përmes një postimi në rrjete sociale Trump ka thënë se i ka dhënë Iranit shumë shanse për marrëveshje, por ata s’arritën ta bëjnë.

“I dhashë Iranit mundësi pas mundësie për të bërë një marrëveshje. U thashë me fjalët më të forta: ‘Thjesht bëjeni’. Por, sado që u përpoqën, sado afër që arritën, nuk mundën ta bënin”, ka shkruar Trump, transmeton Express.

Ai tutje ka thënë se i ka paralajmëruar se do të bëhej me keq.

“I paralajmërova se do të ishte shumë më keq sesa ç’kishin menduar, pritur apo u ishte thënë. Shtetet e Bashkuara prodhojnë pajisjet ushtarake më të mira dhe më vdekjeprurëse në botë — pa asnjë konkurrencë – dhe Izraeli ka shumë prej tyre, me edhe më shumë që po vijnë. Dhe ata dinë si t’i përdorin,” ka thënë Trump.

Trump poashtu ka thënë se sulmet e radhës janë planifikuar të jenë edhe më brutale, duke shtuar se ende ka kohë për të ndaluar “këtë masakër”.

“Disa hardlinerë iranianë folën me guxim, por nuk e dinin çfarë po i priste. Tani janë të gjithë të vdekur — dhe situata do të përkeqësohet më tej. Ka pasur tashmë shumë vdekje dhe shkatërrim, por ende ka kohë për ta ndalur këtë masakër. Sulmet e radhës janë planifikuar të jenë edhe më brutale.”

“Irani duhet të arrijë një marrëveshje — përpara se të mos mbetet asgjë. Të shpëtojë atë që dikur njihej si Perandoria Iraniane. Mjaft më me vdekje, mjaft më me shkatërrim. Thjesht bëjeni — përpara se të jetë vonë,” ka bërë thirrje Trump.