Iranianët në panik pas sulmeve izraelite: Disa duan të ikin drejt Turqisë, të tjerë kërkojnë hakmarrje - Gazeta Express
string(101) "iranianet-ne-1panik-pas-sulmeve-izraelite-disa-duan-te-ikin-drejt-turqise-te-tjere-kerkojne-hakmarrje"

Lajme

Gazeta Express

13/06/2025 11:52

Iranianët në panik pas sulmeve izraelite: Disa duan të ikin drejt Turqisë, të tjerë kërkojnë hakmarrje

Lajme

Gazeta Express

13/06/2025 11:52

Irani është tronditur nga sulmet ajrore izraelite të së premtes, të cilat kanë shkaktuar panik dhe pasiguri në qytete si Natanz, pranë një prej objekteve bërthamore të goditura.

Sipas Reuters, disa qytetarë kanë paralajmëruar hakmarrje, ndërsa të tjerë janë të shqetësuar për përkeqësimin e situatës dhe duan të largohen nga vendi.

Shumë iranianë, duke pasur frikë nga përshkallëzimi i situatës, po planifikojnë të largohen drejt Turqisë., shkruan Reuters. Masoud Mousavi, një 51 vjeçar, pensionist dhe ish-punonjës banke nga Shirazi, ka thënë se po priste hapjen e këmbimit valutor për të blerë lira turke në mënyrë që të marrë familjen e të largohet për në Turqi përmes rrugës tokësore, meqenëse hapësira ajrore është e mbyllur.

“Jam kundër çdo lufte që vret njerëz të pafajshëm. Do të qëndroj me familjen time në Turqi deri sa kjo situatë të përfundojë,” ka thënë ai.

Kujtojmë se, që nga Revolucioni Islamik i vitit 1979, lufta me Irakun në vitet 1980, shtypja e protestave antiqeveritare dhe sanksionet e ashpra perëndimore, Irani ka jetuar vazhdimisht nën tenstione.

Ka disa kundërshtarë të regjimit që shpresojnë që sulmi izraelit të përshpejtojë rënien e tyre, ndërsa të tjerë, mbështesin hakmarrjen:

“Nuk mund të mos përgjigjemi. O dorëzohemi dhe humbasim raketat, ose i përdorim ato. Nuk ka zgjidhje tjetër — nëse nuk reagojmë, sërish do t’i humbasim,” raportohet të ketë thënë një nga qytetarët./Express/