11.7 milionë euro investim: Sot lëshohet në përdorim rruga magjistrale Ohër – Shën Naum - Gazeta Express
string(84) "11-7-milione-euro-investim-sot-leshohet-ne-perdorim-rruga-magjistrale-oher-shen-naum"

Maqedoni

Gazeta Express

13/06/2025 11:48

11.7 milionë euro investim: Sot lëshohet në përdorim rruga magjistrale Ohër – Shën Naum

Maqedoni

Gazeta Express

13/06/2025 11:48

Qeveria e Maqedonisë së Veriut njofton se sot zyrtarisht do të lëshohet në përdorim rruga magjistrale Ohër – Shën Naum me një gjatësi prej 24,3 kilometrash.

“Vlera e projektit për rikonstruksionin e kësaj rruge ishte 11.7 milionë euro.

Kjo do të thotë se pas gati 4 dekadash, jo vetëm banorët e Ohrit, por edhe një numër i madh qytetarësh nga i gjithë shteti, si dhe turistë, do të mund të udhëtojnë nga Ohri deri te kompleksi manastiror i Shën Naumit, por edhe deri në Republikën fqinje të Shqipërisë, në aks rrugor të ri.

Këto projekte kapitale nuk e përmirësojnë vetëm turizmin, por edhe përparimin dhe zhvillimin ekonomik të Maqedonisë.

Qeveria punon dhe krijon vepra për prosperitetin e Maqedonisë”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.