16 mars, Koçan, në orën 2:46 të mëngjesit, performanca e grupit “DNK” shndërrohet në makth…mjetet piroteknike shkaktojnë zjarr, pas çka krijohet stampedo, mysafirët kërkojnë daljet, por diskoteka ka vetëm një derë.
Ora 8:00 e mëngjesit – lajmi për zjarrin po përhapet tashmë në të gjitha mediat, ka të vdekur dhe policia dhe prokurorët janë tashmë në vendngjarje. Numri i të vdekurve është 50, por autoritetet druajnë se do të vazhdojë të rritet…
Ora 11:00 – Autoritetet shëndetësore raportojnë mbi 100 persona të plagosur, disa prej të cilëve në gjendje kritike… Tashmë po bëhen përpjekje për të dërguar personat më në gjendje kritike për trajtim jashtë vendit – Serbi, Slloveni, Austri…
19 mars – tre ditë pas zjarrit, mbi 150 persona janë plagosur kurse Koçani është tashmë qytet- fantazmë…
20 mars – Funerali i viktimave, prindërit u dhanë lamtumirën e fundit të dashurve të tyre, dhe përveç në Koçan, funerale pati edhe në Shtip, si dhe në komunën fqinje të Çeshinovës-Obleshevës.
20 prill – Një muaj pas tragjedisë, numri i viktimave rritet në 62, ka mbi 200 të plagosur, por ndërkohë ka edhe nga ata që po kthehen në shtëpi pas trajtimit nga spitalet jashtë vendit.
20 maj- dy muaj pas tragjedisë, Prokuroria kryen hetim dhe po merr në pyetje të dyshuarit, dhe përfshin 46 persona, përfshirë ish-ministra të ekonomisë, drejtorë të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, si dhe ish-kryetarë të komunës së Koçanit.
13 qershor – hetimi i prokurorisë pritet të përfundojë dhe pritet të përfshijë mbi 70 persona, si dhe rreth 30 oficerë policie për të cilët prokuroria për krim të organizuar dhe korrupsion po zhvillon hetim paralel…