Pas vrasjes së dy prej komandantëve më të lartë gjatë sulmeve izraelite, lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, ka emëruar dy komandantë të rinj ushtarakë.
Sipas AP, televizioni shtetëror ka raportuar se Khamenei ka emëruar Gjeneral Abdolrahim Mousavin si kreun e ri të Forcave të Armatosura, duke zëvendësuar Gjeneralin Mohammad Bagheri, ndërsa Mousavi më parë ka qenë komandant i përgjithshëm i ushtrisë.
Gjithashtu, Khamenei ka emëruar Mohammad Pakpour si udhëheqës të Gardës Revolucionare, në vend të Gjeneral Hossein Salamit.
Kujtojmë se, Garda Revolucionare e Iranit, krijuar pas Revolucionit Islamik të vitit 1979, është një nga qendrat kryesore të fuqisë brenda teokracisë iraniane.