Kina paralajmëron G7 para samitit në Kanada: Ndaloni manipulimin, po nxisni përçarje - Gazeta Express
string(82) "kina-paralajmeron-g7-para-samitit-ne-kanada-ndaloni-manipulimin-po-nxisni-percarje"

Lajme

Gazeta Express

13/06/2025 11:23

Kina paralajmëron G7 para samitit në Kanada: Ndaloni manipulimin, po nxisni përçarje

Lajme

Gazeta Express

13/06/2025 11:23

Pas akuzave të vitit të kaluar të G7-ës ndaj Pekinit, për praktika të padrejta tregtare, Kina ka paralajmëruar grupin që të ndalojë “manipulimin” e çështjeve që lidhen me të, për “interesa” të tyre.

Sipas Reuters, në prag të samitit tre-ditor të G7 që nis të dielën në Kanada, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Lin Jian, e ka akuzuar grupin për mbajtjen e një mentaliteti të Luftës së Ftohtë dhe për ndërhyrje në punët e brendshme të vendeve të tjera.

“Duhet të ndalojnë ndërhyrjet në punët e brendshme, sabotimin e zhvillimit të vendeve të tjera dhe manipulimin e çështjeve që lidhen me Kinën,” është shprehur Lin në një konferencë për media.

Ai tutje ka shtuar se G7 po nxit konflikte dhe konfrontime, por këto përpjekje “janë të destinuara të dështojnë”.

Dihet se në deklaratën pas samitit të 2024 në Itali, ku Kina u përmend më shumë se 20 herë, G7 tha se kompanitë e tyre duhet të mbrohen nga praktikat e padrejta të Kinës dhe paralajmëroi masa kundër institucioneve financiare kineze që ndihmuan Rusinë në luftën në Ukrainë.

Pjesëmarrja e vendeve jashtë grupit, si India dhe Brazili, në samitin e vitit të kaluar shqetësoi Pekinin, i cili e pa këtë si një përpjekje për të krijuar ndasi në vendet e Jugut.

Është bërë e ditur se në samitin e javës së ardhshme do të marrin pjesë liderë të rinj nga pesë vende anëtare të G7: Britania, Kanadaja, Gjermania, Japonia dhe Shtetet e Bashkuara.