Objekti bërthamor i Iranit në Natanz u dëmtua në sulmin izraelit, tha në një deklaratë organizata e energjisë atomike e vendit.
Hetimet nuk kanë treguar se ka ndonjë kontaminim radioaktiv ose kimik jashtë zonës, u tha në deklaratë.
“Sulmi ka dëmtuar disa pjesë të objektit. Hetimet po vazhdojnë për të vlerësuar shkallën e dëmeve”, thuhet në deklaratë, raporton Reuters, transmeton Gazeta Express.