Policia e Kosovës e ka arrestuar të dyshuarin për disa mashtrime në Pejë, Gazmend Zekën.
Ai dyshohet se ka mashtruar dhe ka vënë në lajthitje disa qytetarë të cilëve u merrte para me pretendimet se do aplikonte për subvencione në bujqësi.
Këto mashtrime i bënte duke u shtirur si punëtor i komunës.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se Zeka ishte i dënuar me vendim të plotfuqishëm me burgim prej 1 vit e gjysmë, por ai vazhdonte të shijonte lirinë.