Vullkani Kilauea-një nga më aktivët në botë, shpërthen përsëri - Gazeta Express
string(61) "vullkani-kilauea-nje-nga-me-aktivet-ne-bote-shperthen-perseri"

Lajme

Gazeta Express

13/06/2025 10:01

Vullkani Kilauea-një nga më aktivët në botë, shpërthen përsëri

Lajme

Gazeta Express

13/06/2025 10:01

Vullkani Kilauea në Hawaii ka shpërthyer për të 25-ën herë që nga dhjetori i vitit të kaluar, duke nxjerrë kolona gjigante lavash të nxehta, hiri dhe tymi.

Vullkani konsiderohet si një nga vullkanet më aktivë në botë. Magma e shkrirë që del nga krateri arrin një lartësi prej mbi 100 metrash.

Shpërthimi i mëparshëm i madh ishte më 26 maj, kur lava arriti një lartësi deri në 300 metra.