Izraeli ka nisur sulme ndaj Iranit në orët e para të kësaj të premteje, ndërsa ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në vend. Sulmet ajrore në të gjithë Iranin , sipas Izraelit kanë synuar “zemrën” e programit bërthamor të Iranit.
Presidenti i Izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se sulmet ishin një “operacion ushtarak i synuar për të zmbrapsur kërcënimin iranian ndaj mbijetesës së Izraelit”, duke pretenduar se “nëse nuk ndalet, Irani mund të prodhojë një armë bërthamore në një kohë shumë të shkurtër”.
Çfarë u godit nga sulmi i Izraelit në Iran:
Ushtria izraelite thotë se ka goditur “dhjetëra objektiva ushtarake, duke përfshirë objektiva bërthamore në zona të ndryshme të Iranit”.
Impianti kryesor i pasurimit të uraniumit në Iran në Natanz
Midis vendeve të goditura është edhe impianti kryesor i pasurimit të uraniumit në Iran në Natanz, në qendër të vendit. Televizioni shtetëror iranian tha se u godit disa herë, me pamje që tregonin tym të zi që ngrihej nga vendi.
Natanz operon mijëra centrifuga të përparuara, pajisje të përdorura për pasurimin e gazit të uraniumit – të cilat janë të vendosura dhjetëra metra nën tokë për mbrojtje. Në këtë pikë është e paqartë se sa thellë arriti sulmi i Izraelit.
Gjashtë baza ushtarake rreth Teheranit dhe banesa të shumta
Gazeta New York Times raporton se të paktën gjashtë baza ushtarake rreth Teheranit, si dhe shtëpitë e komandantëve ushtarakë dhe ndërtesa të shumta banimi janë goditur gjithashtu, duke cituar zyrtarë të lartë iranianë.
Televizioni shtetëror iranian ka konfirmuar se krerët e forcave të armatosura të Iranit janë vrarë:
Ata ishin Hossein Salami, komandant i përgjithshëm i Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike – forca ushtarake më elitare e Iranit – dhe Gjeneral Major Mohammad Bagheri, komandant i përgjithshëm i ushtrisë iraniane dhe i IRGC-së.
Të paktën dy shkencëtarë bërthamorë – Fereydoon Abbasi, ish-kreu i Organizatës së Energjisë Atomike të Iranit, dhe Mohammad Mehdi Tehranchi, presidenti i Universitetit