Historiani kosovar kërkon më shumë histori kombëtare në libra: Nxënësve të klasës VI s’u duhen luftërat e Kinës - Gazeta Express
string(109) "historiani-kosovar-kerkon-me-shume-histori-kombetare-ne-libra-nxenesve-te-klases-vi-su-duhen-lufterat-e-kines"

Lajme

Gazeta Express

13/06/2025 7:27

Historiani kosovar kërkon më shumë histori kombëtare në libra: Nxënësve të klasës VI s’u duhen luftërat e Kinës

Lajme

Gazeta Express

13/06/2025 7:27

Historiani Izet Miftari ka thënë se librat shkollorë të historisë duhet të rishikohen. Sipas tij, në 75 për qind të librave të historisë në shkollat e Kosovës mësohet për historinë botërore dhe vetëm 25 për qind për atë vendore.

“Tekstet kanë nevojë për një rishikim. E para që ka një handikap, në shumicën e teksteve, në 75 për qind janë histori botërore e 25 për qind e teksteve janë histori kombëtare. E kuptueshme që duhet të mësojmë civilizim romak, grek e antik, por duhet pasur kujdes që në këto tekste të mësohet të paktën 50 për qind historia kombëtare e 50 për qind ajo botërore. Pa dashur ta neglizhojë historinë e Kinës, një nxënësi të klasës së gjashtë nuk i duhet historia e Kinës antike, ndoshta muri kinez, por jo lufta në Kinë”, ka thënë ai në “Konfront”.

Ai ka shtuar se edhe për luftën e Kosovës duhet të ketë një botim zyrtar nga Instituti i Historisë apo Akademia e Shkencave dhe mbi të të ketë libra të historisë për nxënësit.

Ai ka thënë se në libra ka mospërputhje të statistikave për luftën në Kosovë dhe këto mund të shtojnë dyshimet te historianët e huaj.