Gjendet kutia e zezë e avionit të rrëzuar të Air India, përfshihen ekipe britanike dhe amerikane - Gazeta Express
string(95) "gjendet-kutia-e-zeze-e-avionit-te-rrezuar-te-air-india-perfshihen-ekipe-britanike-dhe-amerikane"

Lajme

Gazeta Express

13/06/2025 7:21

Gjendet kutia e zezë e avionit të rrëzuar të Air India, përfshihen ekipe britanike dhe amerikane

Lajme

Gazeta Express

13/06/2025 7:21

Mediat shtetërore indiane kanë raportuar se është gjetur një nga dy kutitë e zeza të aeroplanit Air India që u rrëzua dje në Indi.

Hetuesit do të përpiqen të analizojnë të dhënat nga kutia e zezë sa më shpejt të jetë e mundur për të përcaktuar shkakun e aksidentit. Hetimi, i udhëhequr nga India, do të përfshijë gjithashtu ekspertë nga Dega Britanike e Hetimit të Aksidenteve Ajrore, Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit të SHBA-së (NTSB) dhe përfaqësues të Boeing, duke pasur parasysh numrin e qytetarëve britanikë midis viktimave.

Rruga për në vendin e rrëzimit është aktualisht e bllokuar dhe siguria është forcuar me anëtarë të shumtë të shërbimeve të sigurisë.

Kujtojmë se avioni Boeing 787-8 po fluturonte nga Ahmedabad për në Londër, por u rrëzua vetëm pak sekonda pas ngritjes. Sipas të dhënave nga aplikacioni FlightRadar24, sinjali i fundit nga aeroplani u regjistrua menjëherë pasi ai doli nga pista.

Familjet e viktimave po mbërrijnë sot në Ahmedabad për të dhuruar gjak me qëllim identifikimin e viktimave. Kryeministri indian Narendra Modi gjithashtu mbërriti në vendin e rrëzimit.