Kamberi: Çlirimi i Kosovës ishte shpëtim i popullit - Gazeta Express
string(50) "kamberi-clirimi-i-kosoves-ishte-shpetim-i-popullit"

Lajme

Gazeta Express

13/06/2025 7:14

Kamberi: Çlirimi i Kosovës ishte shpëtim i popullit

Lajme

Gazeta Express

13/06/2025 7:14

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se çlirimi i Kosovës 26-vjet më parë ishte edhe shpëtimi i popullit.

Në një postim në Facebook, ai ka thënë se Dita e Çlirimit të vendit nënkupton fundin e vrasjeve të fëmijëve të pa fajshëm, masakrimeve të pleqve e grave, kolonizimit e vuajtjeve që sistemi shovinist i Sllobodan Millosheviqit kishte ushtruar ndaj shqiptarëve.

“26-vite më vonë, pas sakrificave të panumërta dhe vendosmërisë së shqiptarëve për të luftuar si komb e përkrahjes së NATO-s, Kosova është shtet i lirë, i pavarur e sovran. Në këtë kohë edhe Lugina ishte aty, krah për krah, me Kosovën”.

“Në këtë ditë të çlirimit të Kosovës përkujtojmë të gjithë dëshmorët e rënë për liri e të gjithë aktivistët e çështjes shqiptare që nuk janë më në mesin tonë!”, ka thënë Kamberi.