Serbia dhe Rusia kanë bërë edhe një hap të ri që vë në pah lidhjet e ngushta që këto dy vende kanë me njëra-tjetrën.
Këtë herë Rusia ka zgjedhur që pikërisht në Serbi të hap një përfaqësi te re të saj në Beograd.
Bëhet fjalë për Shoqatën Historike Ruse, e udhëhequr nga Sergej Narishkin, drejtori i Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme të Federatës Ruse.
Vendimi është marrë në seancën e Asamblesë së Shoqatës, të mbajtur në Moskë.
Siç raportohet, përfaqësia do të ketë në krye Aleksandar Vulin, i cili është emëruar njëzëri nga Asambleja si kryetar i Këshillit të përfaqësisë së Shoqatës Historike Ruse në Serbi, raporton Danas.
Aleksandar Vulin është një figurë kontroverse në politikën rajonale dhe ndërkombëtare. Në vitin 2023, Shtetet e Bashkuara të Amerikës e vendosën atë në listën e sanksioneve për shkak të lidhjeve të tij me Rusinë, por edhe për akuza për korrupsion dhe minimin e institucioneve demokratike në Serbi.
Sipas Departamentit Amerikan të Thesarit, Vulin ka përdorur pozitat e tij zyrtare për të përkrahur agjenda të Kremlinit dhe për të ndihmuar rrjete kriminale.
Raportohet se dy vendet planifikojnë të organizojnë së shpejti Forumin e parë të Rektorëve të universiteteve ruse dhe serbe. Po ashtu, po shqyrtohet ideja për krijimin e një Shoqate Ruso-Serbe të Universiteteve nën petkun e ‘thellimit të bashkëpunimit akademik dhe kulturor mes dy vendeve, në një kohë kur marrëdhëniet me Perëndimin janë të tensionuara’.
Fluturime nga Düsseldorfi për në Prishtinë dhe anasjelltas me çmime shumë të volitshme Reisebüro Prishtina ofron sherbime të sigurta,...