Nëna e Ghetto Geasyt arrestohet për keqpërdorim në Ministrinë e Infrastrukturës - Gazeta Express
string(79) "nena-e-ghetto-geasyt-arrestohet-per-keqperdorim-ne-ministrine-e-infrastruktures"

Lajme

Gazeta Express

12/06/2025 12:16

Nëna e Ghetto Geasyt arrestohet për keqpërdorim në Ministrinë e Infrastrukturës

Lajme

Gazeta Express

12/06/2025 12:16

Në mesin e të arrestuarave në aksionin e sotëm të Policisë dhe Prokurorisë Themelore në Prishtinë te Ministria e Infrastrukturës është edhe Florije Kelmendi Selimi, nëna e reperit Ghetto Geasy, mëson Klankosova.

Selimi dhe dy zyrtare tjera të kësaj ministrie, dyshohen për veprën penale “Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar”.

Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

“Policia e Kosovës me njësitë e saja relevante, me autorizim të Prokurorisë kompetente, sot në Prishtinë është duke kryer hetime ndaj disa personave mbi dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Pas përfundimit dhe kompletimit të zhvillimeve policore, në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë mund të bëhen publike informacione shtesë”.

Advertisement
Advertisement
Advertisement