Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Arbër Hoxha, pritet të largohet nga Dinamo Zagrebi.
Kështu të paktën kanë raportuar së fundmi mediat kroate.
Dinamo Zagreb po ndërpret bashkëpunimin me shumë lojtarë, ndërsa i radhës mund të jetë Hoxha.
Raportohet se ka disa skuadra Europiane që kanë shprehur interesim për 26-vjeçarin. Anglezët e Hull City, që për trajner emëroi boshnjakun, Sergej Jakiroviç, ka shprehur interesim për Hoxhën.
Kajserispori i elitës turke është po ashtu i interesuar.
Prej Turqisë, Hoxha është edhe në radarin e Trabzonsporit dhe Ejupsporit, shkruan Panorama.
Më herët për futbollistin e Kombëtares shqiptare, Arbër Hoxha kanë shprehur interesim edhe skuadra italiane si Lecce.
Reisebüro Prishtina ofron shërbime të sigurta, të shpejta dhe të besueshme, duke mbetur zgjedhja kryesore për ata që udhëtojnë nga...