string(69) "media-arabe-al-wahda-ne-negociata-me-selektorin-e-kosoves-franco-foda"

Futboll

Gazeta Express

12/06/2025 0:09

Media arabe: Al-Wahda në negociata me selektorin e Kosovës, Franco Foda

Futboll

Gazeta Express

12/06/2025 0:09

Klubi nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Al-Wahda ka hyrë në negociata të avancuara për të emëruar gjermanin Franco Foda, 59 vjeç, si trajnerin e ri të skuadrës.

Foda është aktualisht në krye të Kosovës dhe ka një përvojë të gjatë si trajner në futbollin evropian.

Foda po bën punë të mirë te “Dardanët”, që gjenden pak para nisjes së eliminatoreve për Kampionatin Botëror

Trajneri gjerman ka qenë më parë në krye të kombëtares së Austrisë dhe ka lënë gjurmë në futbollin austriak duke fituar një herë titullin kampion të ligës dhe një herë Kupën e Austrisë me ekipin e Sturm Graz.

Al-Wahda po synon të përforcojë stafin teknik me përvojë ndërkombëtare, ndërsa pritet që ditët në vijim të jenë vendimtare për të ardhmen e Fodës dhe për projektin e ri të klubit nga Mekka.