string(96) "bajrami-takohet-me-perfaqesues-te-shoqerise-civile-propozimi-per-qeveri-kalimtare-eshte-zgjidhje"

Lajme

Gazeta Express

11/06/2025 23:15

Bajrami takohet me përfaqësues të shoqërisë civile: Propozimi për Qeveri kalimtare është zgjidhje

Lajme

Gazeta Express

11/06/2025 23:15

Shefja e grupit parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, bashkë me sekretarin e kësaj partie, Imri Ahmetin, kanë pritur në takim përfaqësuesit e shoqërisë civile, me të cilët tha se kanë folur për tejkalimin e ngërçit politik në konstituimin e kuvendit.

Bajrami tha se edhe në këtë takim kanë thënë se është në dorën e partisë së parë, Lëvizjes Vetëvendosje, ta bëj konstituimin e kuvendit.

“Edhe në këtë takim kemi treguar që është në dorën e partisë së parë ta bëj konstituimin e Kuvendit, për me tepër kemi përsëritur qëndrimin tonë për zgjidhjen bllokadës përmes propozimit tonë për Qeveri Kalimtare”.

“Propozimi për Qeveri kalimtare është zgjidhje në situatën kur partia e parë po dështon t’i bëjë numrat për konstituimin e Kuvendit dhe rrjedhimisht edhe themelimin e Qeverisë. Sikurse është fakt se as partitë e deridjeshme opozitare nuk i kanë numrat për formim të Qeverisë”, tha Bajrami.

Tutje, ajo u shpreh se për të dalë nga situata aktuale politike, vendit i duhet një qeveri kalimtare, me detyra të qarta për të përgatitur vendin për zgjedhje pas një periudhe të dakorduar mes partive politike.

“Ne falënderuam shoqërinë civile për kontributin e tyre dhe përpjekjet për të ndihmuar edhe në këtë situatë”, tha ajo.