string(89) "policia-kap-te-dyshuarin-qe-shtiu-me-arme-zjarri-ne-vushtrri-i-konfiskohet-edhe-nje-ak-47"

Lajme

Gazeta Express

11/06/2025 22:34

Policia kap të dyshuarin që shtiu me armë zjarri në Vushtrri, i konfiskohet edhe një AK-47

Lajme

Gazeta Express

11/06/2025 22:34

Sot, me datë 11.06.2025, si rezultat i hetimeve të një rasti të mëhershëm, hetuesit e Njësisë Rajonale të Hetimeve të Drejtorisë Rajonale të Policisë – Mitrovicë Jugu, kanë arritur të identifikojnë të dyshuarin e atij rasti, i cili në dy videoincizime shihej duke shtënë me dy armë zjarri të ndryshme.

Pas konsultimit me prokurorin, hetuesit kanë shkuar në një fshat të Vushtrrisë, në vendbanimin e të dyshuarit, i cili ka dorëzuar armët dhe municionin si në vijim:

Një (1) pushkë ajrore

Një (1) pistoletë e llojit CZ, me dy karikatorë të zbrazët

Një (1) mbajtëse/kuti e pistoletës

Një (1) armë AK 47 me një karikator

Njëzet (20) copë fishek 7.62 x 39 mm

I dyshuari B.L., 39 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, është shoqëruar në lokalet e policisë, ndërsa armët janë konfiskuar në cilësinë e provave materiale.

Pas intervistimit dhe veprimeve të tjera procedurale, ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti për veprat penale: “Mbajtja në pronësi, kontroll, posedim të pa-autorizuar të armëve” dhe “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”, ndërsa me urdhër të prokurorit, atij i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh.