string(77) "ramiz-shala-dhuron-gjak-me-mesazh-te-fuqishem-behu-kampion-i-jetes-dhuro-gjak"

Futboll

Gazeta Express

11/06/2025 20:02

Ramiz Shala dhuron gjak me mesazh të fuqishëm: Bëhu kampion i jetës – dhuro gjak

Futboll

Gazeta Express

11/06/2025 20:02

Në kuadër të Javës së Dhurimit të Gjakut, analisti i futbollit, Ramiz Shala, ka dhënë një shembull të jashtëzakonshëm humaniteti duke dhuruar gjak, i shoqëruar me një mesazh senzibilizues dhe emocional për qytetarët.

“Duke dhuruar gjak, nuk po humbim asgjë – po shpëton jetë. Një akt i vogël nga ti, një mundësi e madhe për dikë tjetër. Sot mund të jesh ti, shpëtimtari i një nëne, një fëmije, një të riu që lufton për jetën. Je hero pa uniformë – dhuro gjak, dhuro shpresë, dhuro jetë!”, ka shkruar Shala.

Shala e ka lidhur mesazhin me zhargonin sportiv, duke theksuar rëndësinë e kontributit individual në fushën më të rëndësishme – atë të jetës.

“Lojë jete – çdo pikë ka rëndësi! Ashtu si në sport, edhe në jetë, fitorja varet nga angazhimi yt. Dhurimi i gjakut është aksioni më i fortë që mund të bësh jashtë fushës. Trego forcën tënde – bëhu kampion i vërtetë! Dhuro gjak, shpëton jetë. Ky është rekordi më i vlefshëm që mund të thyesh!”, përfundon ai.