Unitedi po e konsideron që t’ia ofrojë Napolit një lojtar dhe para për Osimhenin - Gazeta Express
string(79) "unitedi-po-e-konsideron-qe-tia-ofroje-napolit-nje-lojtar-dhe-para-per-osimhenin"

Sport

Gazeta Express

10/06/2025 17:20

Unitedi po e konsideron që t’ia ofrojë Napolit një lojtar dhe para për Osimhenin

Sport

Gazeta Express

10/06/2025 17:20

Sipas mediumeve italiane, Manchester Unitedi ende nuk është dorezuar për sulmuesin që është nën pronësi të Napolit, Victor Osimhenin dhe janë duke studiuar metodën më të mirë për t’iu drejtuar klubit italian, e cila përfshin dhënien e parave, dhe shkëmbimin me Joshua Zirkzee.

Sulmuesi holandez, Zirkzee mund t’i ofrohet Napolit në një marrëveshje “lojtar plus para” për Osimhenin, raporton “Gazzetta dello Sport”.

Më herët, “Football Italia” kishte bërë me dije se Osimheni e ka refuzuar kalimin tek Al-Hilali.

Edhe pse përfaqësuesit e klubit saudit pritet që të tentojnë prapë sot, sulmuesi nigerian nuk do ta ndryshojë mendjen.

“Gazzetta” ka konfirmuar se Osimheni është i vetëdijshëm për interesimin e Unitedit, dhe “Djajtë e Kuq” po punojnë tani për të dërguar ofertën e parë në drejtim të sulmuesit të Napolit.

“Djajtë e Kuq” duket se nuk mund ta arrijnë shumë prej 75 milionë euro – aq sa është edhe klauzola e tij e lirimit – dhe kështu ata do të konsiderojnë mënyrën tjetër, të ofrojnë para, së bashku me një lojtar.

Sipas raportimit të mediumit italian, Zirkzee është një nga lojtarët që mund të përfshihet në ofertën e klubit anglez.

Ish-sulmuesi i Bolognas, Zirkzee shënoi shtatë gola në 49 paraqitje në të gjitha garat me Unitedin, sezonin e kaluar.

Sipas ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romaons, Unitedi po ashtu ka mbajtur takimi preliminare me përfaqësuesit e Viktor Gyokeres, i cili tashmë është në radarin e Juventusit.