Theo Hernandez është në qendër të vëmendjes të merkatos verore.
Milani është shprehur i gatshëm ta lërë të largohet, pasi bisedimet për vazhdimin e kontratës nuk kanë shkuar siç duhet.
Atletico Madridi është klubi më i interesuar për të javëve të fundit, me mbrojtësin francez që është afër rikthimit në kryeqytetin spanjoll.
Mbrojtësi, i cili është nën kontratë me Rossonerët deri vitin e ardhshëm, mund të largohet nga “San Siro”, nëse përputhen termat financiar.
Interesimi i Atleticos nuk është i ri, por mori më shumë forcë këtë verë, me projektin e drejtuar nga Diego Simeones që është në nevojë për një mbrojtës të ri në anën e majtë të mbrojtjes.
Përshtatshmëria e Theos, aftësia sulmuese, dhe përvoja e tij, është e mjaftueshme për klubin e kuq nga Madridi.
Megjithatë, një marrëveshje mes klubeve është larg për t’u arritur në këto momente, pasi Milani po kërkon të paktën 30 milionë euro, teksa Atletico është i gatshëm të paguajë vetëm gjysmën e kësaj shume.
Oferta e fundit e Atleticos kapte vlerën e 17 milionë eurove, një shumë që Milani e sheh si jo të mjaftueshme, duke marrë parasysh paraqitjet e lojtarit në sezonet e fundit.
Në Madrid besojnë se dëshira e lojtarit për t’u kthyer në Spanjë do të jetë një faktor kyç për të zbritur çmimin e kërkuar nga Milani.
Theo më herët kishte luajtur në Spanjë, duke djersitur fanellën e Real Madridit, Real Sociedadit dhe Alavesit./GazetaExpress/