string(78) "takim-trilateral-mes-sorensenit-bislimit-e-petkoviqit-be-flet-ne-kohen-e-duhur"

Lajme

Gazeta Express

10/06/2025 16:08

Takim trilateral mes Sorensenit, Bislimit e Petkoviqit? BE “flet në kohën e duhur”

Lajme

Gazeta Express

10/06/2025 16:08

Një takim trilateral u raportua se do të zhvillohet në Bruksel në mes të emisarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, kryenegociatorit nga Kosova, Besnik Bislimi, si dhe atij nga Serbia, Petar Petkoviq.

Në një përgjigje për Gazetën Express, Bashkimi Europian tha se për këtë takim do të njoftojë në kohën e duhur.

“Ne do të njoftojmë në kohën e duhur”, u tha shkurt në përgjigje.

Petkoviq në një postim në Instagram pak më herët tha se është në Bruksel duke i bërë përgatitjet për një takim trilateral me Bislimin nën lehtësimin e Sorensenit.

“Atmosfera e punës në delegacionin e Beogradit në Bruksel para bisedimeve të drejtpërdrejta ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës me ndërmjetësimin e BE-së”, ka shkruar Petkoviq.

Javën e kaluar, Sorensen në takime të ndara priti në Bruksel Bislimin dhe Petkoviqin. Të parin e takoi më 2 qershor, ndërsa tjetrin një ditë pas.

Në njoftimet për këto takime, Sorensen tha se ka diskutuar për përgatitjet e një takimit të përbashkët, por pa e treguar datën.

“Prita në takim kryenegociatorin e Kosovës Besnik Bislimi për përgatitje të një takimi trepalësh të dialogut në Bruksel. Diskutuan një gamë të gjerë çështjesh të rëndësishme për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë”, tha Sorensen, duke shtuar se planifikojnë të organizojnë takimin “shumë shpejt”.

Gazeta Express ka provuar të marrë përgjigje edhe nga zyra e Bislimit, por s’janë përgjigjur.