string(68) "30-dite-paraburgim-per-pronarin-e-kompanise-rubikon-aleksandar-nacev"

Maqedoni

Gazeta Express

10/06/2025 14:35

30 ditë paraburgim për pronarin e kompanisë “Rubikon”, Aleksandar Nacev

Maqedoni

Gazeta Express

10/06/2025 14:35

Gjykata Themelore e Koçanit i ka shqiptuar 30 ditë paraburgim Aleksandar Nacevit, si pronar i vërtetë i kompanisë “Rubikon”, e cila pa asnjë marrëveshje, pa vlerësim të sigurisë dhe pa plan për evakuim, ka siguruar diskotekën “Pulse”, përcjell Gazeta Express nga Alsat.

Nacev është i dyshuar në kuadër të zgjerimit të hetimit për tragjedinë në Koçan, për veprën penale “vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme”. Ekipi i kompanisë së sigurimit, nuk ka parandaluar hyrjen e personave të mitur, ka lejuar të hyjnë më tepër persona se sa që parashikon objekti, e as nuk ka ndaluar futjen e mjeteve piroteknike, për shkak të cilave është shkaktuar zjarri.

Ditën e tragjedisë, Nacevi përmes rrjetit social në Facebook, pati shkruar se nuk ka asnjë lidhje me zjarrin por përmendjen e emrit të tij e quante lojë për pikë politike. Nga tragjedia në diskotekën “PULSE”, humbën jetën gjithsej 62 persona.