Dhjetë persona kanë humbur jetën si pasojë e të shtënave në një shkollë të mesme në qytetin austriak të Grazit, ka konfirmuar sot policia austriake.
Studentë, të paktën një i rritur dhe i dyshuari i armatosur janë mes të vdekurve, me disa të tjerë të plagosur rëndë.
Të shtënat ndodhën në shkollën e mesme Dreierschützengasse në qytetin e dytë më të madh të Austrisë rreth orës 10:00 me orën lokale, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.
Çfarë ligje ka Austria për pronësinë e armëve?
Ligjet e armëve në Austri janë përgjithësisht më liberale se në shumë vende në Europë.
Pronësia e pushkëve dhe e armëve të gjahut lejohet për çdo shtetas europian mbi 18 vjeç, megjithëse duhet t’i regjistrojë armët tek autoritetet brenda gjashtë javësh dhe i nënshtrohet një periudhe treditore ftohjeje.
Pistoletat, revolerat dhe armët e zjarrit gjysmë automatike mund të blihen vetëm nga personat mbi 21 vjeç që kanë licencë për armë zjarri.
Në përgjithësi, kushdo që dëshiron të zotërojë një armë duhet të japë një arsye për blerjen, e cila mund të jetë qitje sportive ose vetëmbrojtje. Mund të kërkohet një vlerësim psikologjik, por nuk është i detyrueshëm.
Sipas Anketës së Armëve të Vogla 2017, Austria ka rreth 30 armë për 100 njerëz – duke e bërë atë vendin e 14-të në botë për zotërimin e armëve.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...