Tentoi të vriste fqinjin duke e djegur me benzinë, arrestohet 75 vjeçari - Gazeta Express
string(71) "tentoi-te-vriste-fqinjin-duke-e-djegur-me-benzine-arrestohet-75-vjecari"

Shqiperi

Gazeta Express

10/06/2025 14:38

Tentoi të vriste fqinjin duke e djegur me benzinë, arrestohet 75 vjeçari

Shqiperi

Gazeta Express

10/06/2025 14:38

Një ngjarje e rëndë, është regjistruar në qytetin e Librazhdit. Një 75-vjeçar tentoi të vriste duke e djegur me benzinë fqinjin, gjatë një sherri.

Autori i identifikuar si Gazmend Ozuni ka rënë në prangat e policisë, ndërsa fqinji i tij është transportuar në spital për të marrë mjekim të specializuar.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Policisë menjëherë pas marrjes së njoftimit se në spitalin e Prrenjasit ka shkuar për të marrë mjekim shtetasi S. O., 75 vjeç, dyshuar i djegur me lëndë djegëse, kanë kryer veprimet hetimore dhe operacionale për zbardhjen e rrethanave të rastit dhe identifikimin dhe kapjen e autorit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta u bë identifikimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit G. O., 32 vjeç.

Nga veprimet hetimore rezulton se, gjatë një konflikti për motive të dobëta, 32-vjeçari dyshohet se në ambientet e jashtme të banesës së 75 vjeçarit ka hedhur benzinë dhe më pas i ka vënë flakën ku si pasojë është dëmtuar  shtetasi S. O., 75 vjeç, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve.