Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka ngushëlluar për vdekjen e Bujar Bukoshit, ish-kryeministri i Kosovës në ekzil, duke thënë se përkushtimi i tij për shtetndërtim do të mbetet në historinë tonë kombëtare.
“Kosova paska humbë një njeri të urtë, të përkushtuar dhe me vlera të larta njerëzore e shtetformuese siç ishte Bujar Bukoshi. Përkushtimi i tij për lirinë dhe shtetndërtimin do të mbetet pjesë e pandashme e historisë sonë kombëtare. Në këto çaste dhimbjeje, bashkëndjej thellë me familjen Bukoshi dhe me të gjithë ata që ndanë me të idealin për një Kosovë të lirë e demokratike. Qoftë i përjetshëm kujtimi dhe vepra e tij”, ka shkruar Jahjaga.
Bukoshi vdiq sot pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë në moshën 78-vjeçare. Ai ishte një nga figurat më të njohura të skenës politike dhe shëndetësore të Kosovës.
Reisebüro Prishtina ofron shërbime të sigurta, të shpejta dhe të besueshme, duke mbetur zgjedhja kryesore për ata që udhëtojnë nga...