string(89) "deklaratat-e-xhulit-ne-favorit-nga-fshf-ja-thone-se-duka-e-ka-nderruar-numrin-e-telefonit"

Sport

Gazeta Express

09/06/2025 23:23

Deklaratat e Xhulit në Favorit: Nga FSHF-ja thonë se “Duka e ka ndërruar numrin e telefonit”

Sport

Gazeta Express

09/06/2025 23:23

Edhe pse jo zyrtarisht, FSHF i ka komentuar pak deklaratat e Juliana Nura – Xhulit në emisionin sportiv “Favorit” në T7.

Ajo ngjalli reagime të jashtëzakonshme në Kosovë e Shqipëri pasi tha në “Favorit se i kishte siguruar 9 bileta për ndeshjen Shqipëri-Serbi përmes komunikimit telefonik me kreun e FSHF-së, Armand Duka.

Xhuli: Biletën ma siguroi Armand Duka, i ndërhyn tifozi i Tifozave Kuq e Zi: Qysh ti me ni telefonatë e merr biletën e na qe sa vjet shkojmë e nuk na lanë me hi

Xhuli: Biletën ma siguroi Armand Duka, i ndërhyn tifozi i Tifozave Kuq e Zi: Qysh ti me ni telefonatë e merr biletën e na qe sa vjet shkojmë e nuk na lanë me hi #T7 #Favorit

Posted by T7 Videos on Sunday, June 8, 2025

Burime në FSHF i thanë “Telsportit” se Duka para ndeshjes me Serbinë e ka ndërruar numrin e telefonit dhe numrin e ri e kanë pasur vetëm familja e tij dhe rrethi i ngushtë i bashkëpuntorëve.

Këto burime i thanë “Telesportit” se nuk kanë të dhëna se Juliana Nura ka përfituar bileta ng FSHF apo Duka, siç ka deklaruar ajo në Favorit.

Deklaratat e Xhulit në Favorit e kanë shtyrë edhe grupin më të madh të tifozëve shqiptare, TKZ, të reagojnë përmes faqes së tyre zyrtare.

aaaaa