string(112) "kurti-shkoi-edhe-te-liqeni-i-ujmanit-pasi-deshtoi-seanca-e-29te-e-permend-edhe-sulmin-ne-kanalin-e-iber-lepencit"

Lajme

Gazeta Express

09/06/2025 23:06

Kurti shkoi edhe te Liqeni i Ujmanit pasi dështoi seanca e 29’të, e përmend edhe sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit

Lajme

Gazeta Express

09/06/2025 23:06

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka shkuar për vizitë në Liqenin e Ujmanit, kjo vizitë pikërisht në ditën kur deputetët dështuan për herë të 29 në konstituimin e Kuvendit.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti e përmendi edhe sulmin në Ibër-Lepenc.

“E vazhduam ditën në veri të vendit tonë, pranë Liqenit të Ujmanit, në hapësirat e Ndërmarrjes Publike Hidroekonomike Ibër-Lepenci. Puna dhe përkushtimi i ndërmarrjes, veçanërisht edhe pas sulmit në infrastrukturë kritike në kanalin kryesor të saj në nëntor të vitit të kaluar, është për t’u vlerësuar lart, për reagimin e shpejtë në sanimin e dëmit të shkaktuar”.

“Në kuadër të mbështetjes sonë si qeveri ndaj Ndërmarrjes Publike Hidroekonomike Ibër-Lepenci, ia rikthyem së fundmi në shfrytëzim edhe një pronë të saj në komunën e Zubin Potokut, e cila ishte më parë jashtë kontrollit të ndërmarrjes, sepse zotërohej nga strukturat paralele ilegale. Tashmë ka rend e ligj, shërbime efikase për qytetarët dhe gjithëpërfshirje”, ka shkruar Kurti. /Gazeta Express

Kurti shkoi edhe te Liqeni i Ujmanit pasi dështoi seanca e 29’të, e përmend edhe sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit

aaaaa