string(41) "krasniqi-i-kenaqur-me-debutimin-te-kosova"

Sport

Gazeta Express

09/06/2025 22:03

Krasniqi i kënaqur me debutimin te Kosova

Sport

Gazeta Express

09/06/2025 22:03

Bledian Krasniqi është ndarë i kënaqur për debutimin me fanellën e kombëtares së Kosovës.

Krasniqi ka thënë se është krenari të luash për Kosovën.

“Kënaqësi që u paraqita për Kosovën. Jam gëzuar shumë. U mundova të shënoj gol, por jam i kënaqur që kam debutuar. Edhe kur kam qenë në Zvicër kam ardhur këtu të shikoj Kosovën. Nuk më është dashur shumë të bindem. Jam i kënaqur që kam marrë këtë vendim”, ka thënë mesfushori i Zurichut, Krasniqi.

Kosova fitoi sonte 4-2 ndaj Ishujve Komore, me Albion Rrahmanin që shënoi tre gola dhe Fisnik Asllani që shënoi një tjetër.

Ndeshjen e parë të këtij muaji, Kosova e fitonte 5-2 ndaj Armenisë./GazetaExpress/

aaaaa