string(49) "milot-rashica-i-ben-dhurate-luksoze-babait-te-tij"

Sport

Gazeta Express

09/06/2025 21:51

Milot Rashica i bën dhuratë luksoze babait të tij

Sport

Gazeta Express

09/06/2025 21:51

Futbollisti i njohur shqiptar, Milot Rashica, ka prekur zemrat e ndjekësve me një gjest të veçantë ndaj babait të tij.

Në një foto të publikuar së fundmi, Rashica shfaqet pranë babait të tij në sallonin “Sherreti”, ku shihet duke i dhuruar një veturë luksoze të markës Mercedes-Benz.

Vetura, një model elegant me ngjyrë të zezë, përfaqëson jo vetëm shijen për luks të Rashicës, por edhe mirënjohjen dhe dashurinë që ai ka për prindërit e tij.

Në foto, Rashica dhe babai i tij duken të lumtur, ndërsa ky i fundit mban në dorë dokumentacionin e veturës, që simbolizon një nga momentet më të bukura familjare.

Ky gjest ka marrë përkrahje të madhe nga fansat e Rashicës, të cilët e kanë përgëzuar për vlerat e larta familjare dhe përkushtimin ndaj prindërve.

Milot Rashica vazhdon të jetë një nga sportistët më të dashur shqiptarë, jo vetëm për sukseset në fushën e blertë, por edhe për zemrën e madhe që tregon jashtë saj./GazetaExpress/

aaaaa