Selektori i kombëtares së Kosovës, Franco Foda ka përzgjedhur 11 futbollistët që do të zbarkojnë në fushën e “Fadil Vokrrit”, për duelin ndaj Komoreve.
Në 11-shen startuese, për herë të parë do të jetë edhe talenti i Prishtinës, Ron Raqi, teksa nga fillimi do të luajë edhe Meriton Korenica, i cili nuk kishte asnjë minutë ndeshjen e kaluar.
Për dallim nga hera e kaluar – fitorja 5-2 ndaj Armenisë – sot Foda duket se do të përdorë sistemin 3-4-2-1.
Formacioni i plotë:
Bekaj; Vojvoda, Dellova, Raqi; Hadërgjonaj, Emërllahu, Rexhbeçaj, Rrudhani; Jashari; Korenica; Albion Rrahmani.
Ndeshja nis nga ora 19:00./GazetaExpress/
aaaaa