Mike Maignan i ka bërë me dije Milanit se do të bashkohet me Chelsean këtë verë ose në vitin 2026 si lojtar i lirë, sipas gazetës franceze L’Équipe.
Portieri ishte gati të nënshkruante një kontratë të re në mars, por bisedimet u shtynë për shkak të pasigurisë rreth trajnerit dhe drejtorit të ri sportiv, duke hapur rrugën për dyshime nga ana e tij.
Dështimi i Milanit për t’u kualifikuar në Evropë e thelloi edhe më shumë pasigurinë, gjë që nuk arriti ta zbusë as trajneri i sapoemëruar, Massimiliano Allegri.
Pas një oferte fillestare prej 15 milionë eurosh nga Chelsea, që u refuzua, L’Équipe raporton se Maignan i ka vendosur ultimatum Milanit:
Ai do t’i bashkohet Chelsea-t, ose këtë verë për një shumë të caktuar, ose verën e ardhshme si lojtar i lirë – duke nënkuptuar se nuk ka ndërmend të rinovojë kontratën e tij aktuale.
Sipas ekspertit të merkatos së Sky Sport Italia, Gianluca Di Marzio, çmimi që kërkon Milani është 23.7 milionë euro, por Chelsea beson se mund ta mbyllë marrëveshjen për 18 milionë euro, duke pasur parasysh qëndrimin e portierit.
Ndërkohë, Rossonerët kanë nisur kërkimet për zëvendësuesin e tij dhe janë në bisedime me portierin e Torinos, Vanja Milinković-Savić./GazetaExpress/
aaaaa