string(99) "sylvinho-e-vlereson-letonine-flet-edhe-per-mungesen-e-gjimshitit-dhe-zevendesimit-te-tij-si-kapiten"

Sport

Gazeta Express

09/06/2025 17:24

Sylvinho e vlerëson Letoninë, flet edhe për mungesën e Gjimshitit dhe zëvendësimit të tij si kapiten

Sport

Gazeta Express

09/06/2025 17:24

Kombëtarja e Shqipërisë e ka lënë pas rezultatin e së shtunës, dhe që nga dje ka nisur përgatitjet për ndeshjen e radhës, e cila do të jetë ndaj Letonisë.

Në kryeqytetin letonez, në Riga, kombëtarja shqiptare ka mbajtur edhe konferencën për media, para takimit të nesërm që po ashtu zhvillohet në kuadër të kualifikimeve për Botërorin e vitit 2026.

Para mediave doli trajneri i kombëtares, Sylvinho, së bashku me mesfushorin, Kristjan Asllani.

Trajneri Silvynho vlerësoi ekipin e Letonisë dhe e cilësoi një ndeshje shumë të rëndësishme.

“Është një ekip fizik. Ka lojtarë të fortë dhe të gjatë, që japin centimetra në fushë. Mund të luajnë me skema të ndryshme: 3-5-2, 3-4-3. Në një lloj mënyre, është një ekip që luan një lloj futbolli të kodifikuar. Ka një trajner italian, kanë një metodë të tyre specifike se si e organizojnë ekipin në fushë. Ka dy – tre lojtarë të cilët janë të shpejtë dhe të majtë, që mund të jenë funksionalë për ekipin. Është një ndeshje e vështirë, por shumë e rëndësishme”, tha ai fillimisht.

Tutje, ai foli rreth ‘presionit’ që ka Shqipëria për ndeshjen e nesërme.

“Ndeshja ka presion. Kur punon në Kombëtare, akoma më shumë. Kemi zhvilluar 3 ndeshje, janë edhe 5 të tjera për të mbyllur grupin. Futbolli është i tillë që nuk të jep shumë kohë. Duhet të mbledhim sa më shumë pikë të jetë e mundur. Letonia ka mundur Andorrën. Për ta dhe për ne është ndeshje shumë e rëndësishme. Duke krahasuar skuadrën sot me dy vite më parë, është me më shumë eksperiencë në aspektin e menaxhimit të emocioneve dhe presionit”, shtoi Sylvinho.

Tekniku kuqezi komentoi edhe mungesën e Gjimshitit dhe zgjidhjet e mundshme në formacion për ndeshjen ndaj Letonisë.

“Varet, kemi 2-3 emra. Do të shohim. Siç e thashë edhe më sipër, ndeshja e dytë është e vështirë sepse nuk ka kohë. Nëse do të kishim më shumë kohë, do ta kishim më të qartë zgjedhjen. Por do të shohim pas stërvitjes sonte”, përfundoi ai.

Ndeshja Letoni – Shqipëri zhvillohet nesër, me fillim nga ora 20:45./GazetaExpress/

aaaaa