string(76) "vetem-dy-paraqitje-ne-gjashte-vjet-mesohet-sa-ka-fituar-scott-carson-te-city"

Sport

Gazeta Express

09/06/2025 17:00

Vetëm dy paraqitje në gjashtë vjet, mësohet sa ka fituar Scott Carson te City

Sport

Gazeta Express

09/06/2025 17:00

Periudha e Scott Carson te Manchester City do të marrë fund pas gjashtë vitesh, me vetëm dy paraqitje dhe një shumë të madhe parash.

Carson, i cili më herët në karrierën e tij kishte luajtur për Leedsin dhe Liverpoolin, iu bashkua Cityt në formë huazimi nga Derby në vitin 2019, si portier i tretë dhe më pas në vitin 2021, klubi nënshkroi me të në formë permanente.

Ai u paraqit vetëm një herë në Premierligë për ekipin e Pep Guardiolas, në fitoren prej 4-3 të Cityt ndaj Neëcastle Unitedit, megjithatë ai është vlerësuar si një figurë shumë e rëndësishme në skuadrën e Cityt.

Si pjesë e skuadrës që e fitoi Ligën e Kampionëve më 2023, Guardiola e përshkroi Carsonin si një njëri shumë të rëndësishëm në prapaskenë, dhe tha se “njerëzit e dëgjojnë atë, kur ai flet”.

Ai nënshkroi kontrata njëvjeçarë të njëpasnjëshme në dy sezonin e fundit, por në një komunikatë zyrtare në uebsajtin e klubit, City ka konfirmuar se ai do të largohet nga klubi, kur kontrata e tij përfundon në fund të këtij muaji.

Kur ai shkoi në huazim te City, raportohet se ai u paguar 25 mijë paund në javë.

Sipas “Capology”, marrëveshja e re në vitin 2022 përmirësoi pagën e tij në 30 mijë paund në javë dhe 1 milionë e 560 mijë paund në vit.

Përgjatë pesë sezoneve me Cityn, dy herë fituesi i Ligës së Kampionëve, Carson fitoi 7 milionë paund për vetëm 108 minuta të luajtura.

Ai luajti 90 minuta dhe priti një penallti ndaj Neëcastlet në sezonin 2020/21 dhe herën tjetër ai hyri si zëvendësurs në ndeshjen e dytë të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve ndaj Sporting CPm gjatë sezonit 2021/22.

Besohet se Carson është largimi i vetëm nga pozita e portierit te City, me Edersonin dhe Stefan Ortegan që do të jenë aty, numri një dhe dy.

Por, sipas “The Telegraph”, City po e shënjestron portierin e Chelseat, Marcus Bettinelli, për ta zëvendësuar Carsonin.

Ish-lojtari i Fulhamit, i cili ishte pjesë e kombëtares së Anglisë më 2018, iu bashkua Chelseat në vitin 2021, por ka bërë vetëm një paraqitje – një ndeshje në FA Cup ndaj Chesterfield më 2022./GazetaExpress/

aaaaa