Pas talljeve në mënyrë të vazhdueshme me ish-presidentin Joe Biden për “pengesat” që mund të haste gjatë ecjes apo ngjitjes në shkallë, presidenti Donald Trump, pothuajse është rrëzuar duke ngjitur shkallët e Air Force One.
Momenti i sikletshëm i Trump duke u penguar në shkallë është publikuar në rrjete sociale, ku janë ndezur diskutime dhe tallje, duke i kujtuar presidentit, fjalët me të cilat ai i drejtohej Biden në situata të ngjashme.
Në një video të publikuar në X, Trump duket kur i rrëshqet këmba në një shkallë, dhe ai mbahet anash, duke arritur të ruaj ekuilibrin për të mos u rrëzuar.
President Trump stumbles while attempting to board Air Force One pic.twitter.com/HRxGMDSP1h
— Acyn (@Acyn) June 8, 2025
Ky nuk është incidenti i parë i këtij lloji për ndonjë president amerikan. Pasi, edhe ish-presidentët Barack Obama, Ronald Reagan dhe Gerald Ford janë rrëzuar apo penguar në shkallët e Air Force One gjatë presidencave të tyre. Megjithatë, Biden është ai që ishte përballur me më shumë kritika për rëniet e tij, veçanërisht nga vetë Trump, i cili ngacmonte me fjalët:
“Joe Biden nuk është në gjendje të ngjitet as në një palë shkallë të Air Force One.”
Në një rast tjetër, Trump kishte thënë se Biden përdor “shkallët e fëmijëve” për të hyrë në avion, duke shtuar se “ai nuk arrin dot të ngjitet apo të zbresë normalisht”.
Ndërkohë, mediat amerikane, i kanë përdorur këto “pengesa” të Biden duke i kthyer në lajme dhe duke i bërë pjesë të diskursit të mediave të djathta. Megjithatë, duket se tani rolet janë ndërruar dhe vet Trump është përballur me një situatë të ngjashme, duke ndezur diskutime të mëdha në rrjete sociale për ironinë e situatës.
aaaaa