Pas Tiranës, edhe votat e qarku të Fierit do të rinumërohen të gjitha për partitë dhe kandidatët.
Kërkesa u bë nga partia e Adriatik Lapajt pasi PD kërkoi vetëm hapjen e disa qendrave të votimit.
Edhe pse Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve e rrëzoi kërkesën e Lapajt, PD i erdhi në ndihmë dhe 2 anëtarët e propozuar nga ajo në KAS vendosën që i gjithë Fieri të rinumërohet.
“Me kërkesë të dy anëtarëve të KAS, i kërkohet administratës që të këqyrë të gjitha kutitë e votimit të qarkut Fier, për subjektet zgjedhore dhe kandidatët për votat brenda vendit si në rastin e qarkut Tiranë. Kështu që merrni masat, me mbarimin e qarkut Tiranë, të vazhdojë me këqyrjen e kutive të votimit të qarkut Fier”, tha Elvin Lako (Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve).
“Shqipëria Bëhet” dhe Adriatik Lapaj e humbi mandatin në Fier për 519 vota, mandat të cilin e mori PS dhe mbetet për tu parë nëse rinumërimi sjell ndonjë ndryshim në rezultat.
Ndërsa PD nuk ka pretendime për rezultatin në Fier por beson se hapja e kutive i shërben transparencës së procesit të 11 majit.
Deri tani është vendosur të rinumërohet i plotë qarku i Tiranës dhe i Fierit, në Dibër do të numërohen vetëm votat e kandidatëve të PD, ndërkohë që pritet vendimi i KAS për Durrësin qark në të cilin PD ka kërkuar gjithashtu rinumërim.
aaaaa