string(48) "shba-dhe-kina-nisin-bisedimet-tregtare-ne-londer"

Lajme

Gazeta Express

09/06/2025 15:14

SHBA dhe Kina nisin bisedimet tregtare në Londër

Lajme

Gazeta Express

09/06/2025 15:14

Bisedimet tregtare mes delegacioneve të Shteteve të Bashkuara dhe Kinës kanë nisur sot në Londër, sipas agjenicsë Reuters.

Është bërë e ditur se zyrtarë të lartë nga të dyja palët janë mbledhur në kryeqytetin britanik për të diskutuar mbi marrëveshjen paraprake të arritur muajin e kaluar në Gjenevë, ku pritet që në qendër të jenë mineralet e rralla dhe teknologjitë e avancuara.

Sipas raportimeve, delegacioni amerikan drejtohet nga Sekretari i Thesarit Scott Bessent, Sekretari i Tregtisë Howard Lutnick dhe përfaqësuesi për tregtinë Jamieson Greer, ndërsa pala kineze përfaqësohet nga zëvendëskryeministri He Lifeng.

Investitorët dhe liderët globalë shpresojnë që dy superfuqitë të arrijnë një përparim konkret dhe të zbusin tensionet.

Takimi në Londër vjen pas një telefonate të zhvilluar javën e kaluar mes presidentit amerikan Donald Trump dhe liderit kinez Xi Jinping, gjatë së cilës thuhet se Xi i ka kërkuar Trump-it të “tërheqë masat negative” që SHBA ka ndërmarrë ndaj Kinës.

aaaaa