string(96) "kek-u-ua-shtyn-bizneseve-deri-neser-afatin-per-lidhjen-e-kontratave-interesimi-i-jashtezakonshem"

Lajme

Gazeta Express

09/06/2025 15:26

KEK-u ua shtyn bizneseve deri nesër afatin për lidhjen e kontratave: Interesimi i jashtëzakonshëm

Lajme

Gazeta Express

09/06/2025 15:26

Korporata Emergketole e Kosovës ka njoftuar bizneset që kanë dalë në treg të hapur se është shtyrë për një ditë afati për lidhjen e kontratave me këtë korporatë për furnizim me rrymë.

KEK-ui tha se afati u shty deri nesë për shkak të “interesimit të jashtëzakonshëm nga ana e bizneseve”.

“Të nderuar konsumatorë, Ju falënderojmë për interesimin e treguar dhe bashkëpunimin tuaj të vazhdueshëm. Për shkak të interesimit të jashtëzakonshëm nga ana e bizneseve, si dhe pamundësisë për të realizuar të gjitha kontratat brenda afatit të paraparë, ju njoftojmë se afati për lidhjen e kontratave për Furnizim të Mundësisë së Fundit (FMF), bazuar në vendimin e ZRRE-së, është shtyrë deri nesër, më dt: 10.06.2025”, thuhet në njoftim.

“Nëse jeni ndër konsumatorët që preken nga ky vendim dhe ende nuk keni lidhur kontratën tuaj, ju ftojmë të veproni sa më parë”, thotë KEK-u.

KEK është përcaktuar si Furnizues i Mundësisë së Fundit (FMF), për një periudhë kalimtare deri më 30 korrik 2025, për konsumatorët që ende nuk kanë zgjedhur furnizues në tregun e lirë.

Sipas vendimit të ZRRE-së, nga 1 qershori, të gjitha bizneset e mëdha nuk do të furnizohen më me energji përmes tarifave të rregulluara, por duhet të gjejnë vetë furnizuesin e tyre në tregun e lirë. Nëse nuk arrijnë ta bëjnë këtë, ato kalojnë automatikisht në treg të hapur me çmime të parregulluara.

aaaaa