string(47) "presidentja-vendos-me-12-tetor-zgjedhjet-lokale"

Lajme

Gazeta Express

09/06/2025 14:23

Presidentja vendos: Më 12 tetor zgjedhjet lokale

Lajme

Gazeta Express

09/06/2025 14:23

Presidentja Vjosa Osmani e ka caktuar 12 tetorin si datën e zgjedhjeve të rregullta lokale në Kosovë.

Ky vendim është marrë pas shqyrtimit të kujdesshëm të propozimeve të subjekteve politike, si dhe pas një analize të plotë, në përputhje me afatet kushtetuese dhe ligjore, tha Presidenca.

“Caktimi i kësaj date synon të mundësojë përgatitje të plotë të procesit zgjedhor nga institucionet përgjegjëse, përfshirë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe institucionet e tjera relevante, me qëllim të respektimit të standardeve më të larta të administrimit zgjedhor”, thuhet në njoftim.

Kjo datë, sipas Presidencës, “siguron hapësirën e nevojshme për organizimin teknik dhe logjistik për të gjitha format dhe procedurat e votimit sipas përcaktimit ligjor”.

“Presidentja Osmani u ka bërë thirrje të gjitha subjekteve politike, organizatave të shoqërisë civile dhe qytetarëve që t’i qasen këtij procesi me përgjegjësi të plotë në funksion të garantimit të një procesi gjithëpërfshirës, të rregullt dhe të drejtë”, thuhet në njoftim.

aaaaa