string(80) "trazirat-ne-los-angeles-policia-shpall-qendren-si-zone-e-mbledhjes-se-paligjshme"

Lajme

Gazeta Express

09/06/2025 14:25

Trazirat në Los Angeles, policia shpall qendrën si zonë e “mbledhjes së paligjshme”

Lajme

Gazeta Express

09/06/2025 14:25

Protestat kundër bastisjeve të emigracionit në Los Angeles eskaluan të dielën dhe janë duke vazhduar, ndërsa presidenti i SHBA-së, Donald Trump, urdhëroi dislokimin e Gardës Kombëtare në vendngjarje.

Sipas BBC-së, pas tre ditësh protestash dhe dhjetëra arrestimesh, të hënën policia e ka shpallur qendrën e LA-së si zonë të “mbledhjes së paligjshme”.

Kujtojmë se protestat nisën të premten para ndërtesës federale në qendër të qytetit, pasi doli në pah se agjentët e Imigracionit (ICE) po zhvillonin bastisje në të gjithë LA-në. Trazirat që po vazhdojnë në vend, fillimisht bllokuan një autostradë kryesore ndërsa forcat e rendit përdorën gaz lotsjellës, plumba gome dhe granata shokuese për të shpërndarë turmën.

Edhe pse fillimisht, Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, së bashku me kryetaren e bashkisë së LA-së, Karen Bass, deklaruan se besonin se policia lokale mund t’i menaxhonte protestat. Pas dy ditësh përplasjesh mes protestuesve dhe autoriteteve të emigracionit, presidenti Donald Trump urdhëroi dislokimin e 2,000 trupave të Gardës Kombëtare.

Ky vendim i Trump u cilësua nga Newsom, si “I paligjshëm” dhe i “pamoralshëm, duke kërcënuar me padi ndaj administratës. Si rregull, Garda Kombëtare aktivizohet me kërkesë të guvernatorit të shtetit. Që i bie se në këtë rast, Trump e ka anashkaluar atë hap duke përdorur një dispozitë të veçantë të Kodit të Shërbimeve të Armatosura të SHBA-së, e cila lejon presidentin të “federalizojë” Gardën Kombëtare në tri rrethana të veçanta.

Të dielën, shumë pjesë të qytetit u përfshinë nga kaosi me shpërthime të vazhdueshme ndërsa policia përballej me protestuesit. Ndërkohë, nga pamjet e publikuara nga mediat amerikane, shumë pjesëmarrës mbanin flamujt meksikanë ose pankarta kundër autoriteteve federale të emigracionit, të cilat kishin arrestuar 118 emigrantë të paligjshëm në të gjithë LA-në të premten.

Policia ka njoftuar se të dielën ka arrestuar 27 person, ndërsa në lidhje me protestat deri më tani në total janë arrestuar 60 persona.

aaaaa