Ministria e Punëve të Brendshme, respektivisht Divizioni për të Huaj, në kuadër të Departamentit për Shtetësi, Azil dhe Migracion, ka njoftuar të gjithë shtetasit e huaj, se nga data 09.06.2025, do të rifillojë aplikimi i termineve në aplikacionin e-Kosova, lidhur me shërbimet ndaj shtetasve të huaj për leje të qëndrimit.
Sipas MPB-së, kjo mundësi ka për qëllim lehtësimin e procesit të aplikimit për leje të qëndrimit nga shtetasit e huaj, eliminimin e pritjeve të gjata përmes rezervimit të terminit dhe respektimin e të drejtave të shtetasve të huaj, të cilët aplikojnë për leje qëndrim në Republikën e Kosovës.
Caktimi i terminëve përmes platformës e-Kosova mundësohet me qëllim të lehtësimit të ofrimit të shërbimeve për qytetarët-shtetasit e huaj, që të njëjtit të kenë mundësinë e respektimit të afateve ligjore, para se të kalojnë ditët e caktuara të qëndrimit 90 ditë, apo të cilët e vazhdojnë lejen e qëndrimit, të organizojnë kohën e tyre të terminit brenda afatit 30 ditë, para skadimit te saj.
Linku për aplikim të caktimit të terminit: Platforma eKosova – Lejeqëndrim (rks-gov.net)