string(56) "vrasja-e-edmond-papes-denohen-me-55-vite-burg-dy-autoret"

Shqiperi

Gazeta Express

09/06/2025 13:21

Vrasja e Edmond Papës, dënohen me 55 vite burg dy autorët

Shqiperi

Gazeta Express

09/06/2025 13:21

Gjykata e Tiranës dënon me burg autorët e vrasjes së Edmond Papës, ngjarje e ndodhur në 16 dhjetor të vitit 2022 në zonën e Selitës, në Tiranë.

Togat e zeza dënuan me 30 vite burg Andrew Bode, ekzekutorin e biznesmenit Edmond Papa.

Ai akuzohet për veprën penale “vrasje me paramendim” kryer në bashkëpunim, “mbajtje pa leje te armëve”.

Ndërsa 30-vjeçari Alban Velo u dënua nga gjykata me 25 vite burg për veprën penale “vrasje me paramendim” kryer në bashkëpunim.

Andrew Bode, 44 vjeç, me origjinë nga Berati, dyshohet të jetë ekzekutori i Edmond Papës në 16 dhjetor 2022 në zonën e Selitës në Tiranë. Bode, njihet dhe me emrin Edvin Bode, por për shkak të problemeve me drejtësinë e ka ndërruar para disa vitesh. Megjithatë në gjendjen civile rezulton i regjistruar me emrin Andrew Bode.

aaaaa