15 persona juridikë dhe 23 persona fizikë janë përfshirë në rastin që Agjencia për Siguri Publike e Ministrisë së Brendshme, Ministria e Financave – Administrata për Polici Financiare dhe Administrata për Të Ardhura Publike e kanë nisur sot në mëngjes. Sipas informacioneve me urdhër të prokurorit publik, Agjencia për Siguri Publike sot në mëngjes ka arrestuar disa persona, përfshirë edhe Risto Krmzov, biznesmenin e njohur nga Strumica.
Bëhet fjalë për zbardhjen e një strukture kriminale politike që përmes paraqitjes false të fitimeve dhe pagesës së simuluar të taksave, ka përfituar shuma të mëdha nga kthimi i TVSH-së. Me ndihmën e firmave fiktive, personave fizikë jo ekzistues nga Kosova dhe vende të tjera, janë krijuar transaksione false si mburojë për shmangien e ligjit. Paratë e vjedhura, përmes pagesave të montuara shtetërore, kanë përfunduar në xhepat privatë, dhe më pas janë larë dhe legalizuar përmes sektorit të ndërtimit, që për vite me rradhë ka qenë kanali i preferuar për pastrimin e parave.
Kërmzov është biznesmen i njohur në Strumicë që ka përfituar për vite të tëra nga lidhjet e afërta me qendrat politike dhe ekonomike të pushtetit.
Në këtë rast janë përfshirë edhe privatizime të pronës shtetërore, leje të dyshimta ndërtimi, kredi nga banka vendore dhe të huaja, transferim i pronës tek firma dhe familjarë të afërt, lidhje me firmat dhe kapitalin e ish-kryetarëve të komunave dhe kryeministrave.
Që nga viti i kaluar në shtator u bë publik se miliona euro janë transferuar në llogari në Turqi përmes bankës së falimentuar Eurostandard. Mbi 8 milionë euro janë transferuar nga Eurostandard në llogari turke. Në këtë skemë kanë qenë të përfshira disa kompani nga Strumica, përfshirë firmat e biznesmenit Risto Krmzov.
aaaaa